Perreth Familjes Mahmuti

Shenjat e parë se Familijes Mahmuti notohen nga viti 1700. Ata te part e Familjes Mahmuti vinin nga Dalmacia (aj vend sot gjendet ne Kroaci). Ata ishin tre vllezer tregtar edh bartnin mallra ne viset shqiptare ku hasen ne fshatin Mërkojë ku ishte i banuar me Shqipetarë dhe vendosen qe njeri nga ta te qendroj ne Mërkojë qe te bej tregeti ku mallrat i merrye nga vllezerit. Ndersa njeri shkoi ne Shkoder te Shqiperis, tjetri u kthye ne Dubrovnik (Dalmaci), ku nuk dihet per fatin e ketyre dy vllezerve. Vllau i cili vendosi te rri ne Mërkojë u furnizonte me mallëra nga Vellau qe ishte ne Shkoder dhe i shiste mallrat ne Gollak. Ai kishte djal Sherifin i cili ishte gjyshi i Mahmutit. Nuk dihet sakt a kan qen paraardhesit ton me ardhjen e tyre ne Mërkojë te konvertuar ne besimin Musliman. Vendi Mërkojë, nje vend qe gjindet sot ne Serbi, perreth rruges Prishtinë  dhe Bajës te Siarines. Familja Mahmuti ka perjardhjen e fisit Krasniq.

Sherifi babai i Sylemanit jetonte ne Mërkojë dhe trashigoj tregtin nga paraardhesit te tij. Sherifi e kishte një djalë me emer Sylejman. Sherifi ka vdekur ne Mërkojë.

 

Kurse ne vitin 1869 Sylejmani me birin e ti Mahmutin jan shperngul nga Mërkoja dhe kan ra ne Kosovicë te komunes se Kamenices. Aty në Nentor te vitit 1869 e ndertuan një kasollë me basa te lloqit. Ne atë kasollë lindi Sherifi (qe e quajtën Mulla Sherifi).

Familjaret tjer nga Mërkoja u shperngulen ne Grexhenik te Kamenicës nje familje tjeter shte ne koder te Kremenates e cila u shperngul drejt Turqis ku ende mbajm kontakte me ta (Familja e Ilmi Mërkojes). Mërkojë ka te shperndar ne shum vende te Kosovës ne Keçekoll, Kishnicë, Makresh, Gjilan e shum vende tjera.

Sylejmani mbante nje Shitore ne Strezovc qe se bashku me djalin i tij Mahmutin. Ne vitin 1871 Sylejmani vdiq ne

moshen 80 vjeçar (shkaku nuk dihet).

 

Ne Pranverë te vitit 1870 vendosi Mahmuti te shperngulet nga Kosovica ne Leshtar. Mahmuti ne atë kohë ishte tregtar dhe ishte i njoftun si pasunik (zëngin) dhe e bleu perafersiht te gjitha tokat sot qe kan Mahmutivitet ne Leshtar dhe u vendos aty me Familjen e tina. Mahmuti mbante edhe nje Mulli per të bluar Grunë dhe Misër ne Leshtar/Strezoce qe deri vonë njihej si mulliri i madh. Nder vorret e  Mahmutoviteve qe gjinden sot ne Leshtar aty kishte ndertuar nje shitore Mahmuti.

 

Mahmutovitet ishin ne atë kohe i vetmi fshat ne rrafsh me Shqipëtarë ndersa Serbët ishin ne male dhe kodra. Mahmuti ishte shum Zemer gjerë dhe ju dhuroi ca toka familjeve tjera, për at shkak ne Strezovc gjinden sot gjithsej 11 fise. Gjithashtu nifet  si nje kontribus i madh i arsimit, cili e lironte shtepin e tij qe te zhvillohej mesimi (ne ate kohe nihej si Mejtep) nje nder ata qe u shkollua ne ate mejtep ishte Ibish Ahmeti i cili u bë kryetar komune ne Strezovc, ku me von ishte edhe sekretar shkolle. Ne ate Mejtep u shkollua edhe hoxha Mulla Sherif Mërkoja i cili pas dy viteve mesim ne Mejtep i cili pastaj u shkollua ne Gilan per 4 vite dhe pastaj shkoi ne Selanik te Greqis dhe ne Stamboll ku vazhdoi shkollimin per 2 vite. Pastaj u kthye ne Leshtar edhe punoi si Imam ne Prapashticë, Novobërd (Artanë) dhe vdiq ne vitin 1968 ne moshen 99 vjeqare.

 

Ne Familjen Mahmuti nuk ka pas vrasje qe me se 160 vite qe nihet si e vetmja familje qe nuk ka pas vrasje qe nga kjo kohë ne tere Kosovën – Familja Mahmuti nifet si Familje faqebardhë dhe mirë bamës.

Ne ketë histori te shkurtër te Familjes Mahmuti ceken vetëm disa emra, pavarësisht nga kjo, te gjithë anëtarët e Familjes Mahmuti kanë qen dhe janë rëndësishem.

 

Per shkaqe te ndryshme pas Mahmut Mahmutit disa djem ti vendosen qe ti ndryshojn mbiemrat e tyre per hirë të nderimit të Babes se tyre. Sot ne Familjen Mahmuti ekzistojnë edhe këta mbiemra Sylejmani, Ademi dhe Markoja. 

Disa Familje në Evropë kanë koncipuar emblemat e tyre Familjare qe i trashigojn me gjenerata, keshtu qe edhe Agroni i Biri i Nazmis te Alis te Mahmutit vendosi per veti, me iniciativ te veten, ta dizajnoj ketë emblëm Familjare ne vitin 2017 qe i reflekton vlerat e tij te Familjes Mahmuti. Mbrenda tre muajve punim intenziv ka koncipuar kete punim madheshtor. Agroni jeton ne Zvicër (i lindur ne Gjilan) dhe ka vendos ketë emblemë ne formë te flamurit te shtëpia e tij ne Zvicër - kjo emblem ju ofrohet Familjes Mahmuti per ta pranuar si te veten.

 

Kjo emblem e Familjes Mahmuti ka disa kuptime - Shqiponja = te lirshem ne liri, kurorja = Tiara/mbreteri/krenari, kurse pjesa e bardh ka kuptimin faqebardh, Mamuti (Elefanti) = e ka kuptimin ne gjuhen spirituale jetë te gjat dhe te lumtur, kurse lisi me djell dhe me hanë ka kuptimin = te ndriçuar / lisi i jetes, Vive Somnium Tuum = Jetoje endren tende!

Te gjitha gjerat ne jete jan te kalueshme, asgje nuk do te çendron per gjithmon. Cka do te çendron per gjithmon per njeriun eshte energjija e dashuris ndaj njerit tjteri qe kemi, mbaje dhe ruaje at qe eshte e jotja dhe mos u lidh per gjëra te huaja se ato/ata kurr nuk do te bahen tuajat.

Gjithmone dije se kush je dhe mbaje vetbesimin ne vetvetin se rruga e drejt te qon ne vendin/cilin tend te kerkuar.

  • Black Facebook Icon
  • Black Twitter Icon
  • Black Instagram Icon

© 2019 by 3A Technology Services. Proudly created with Wix.com